Banorët e rrugës “Vëllezërit Frashëri” kërkojnë zgjerimin e parkut “Banja”
Komuna e Gjilanit tani e sa kohë është duke rregulluar Parkun “Banja”. Edhe pse është duke u punuar me intensitet tejet të vogël, megjithatë është duke u punuar.
Parku “Banja” tani ka marrë formën e një parku ku shumë qytetarë do të gjejnë pushimet e freskinë e tyre.
Për banorët e rrugës “Vëllezërit Frashëri”, ky park është shumë i qëlluar dhe me punimet të cilat janë bërë janë larguar shumë deponi dhe pamja e lagjës ka marrë një pamje tjetër.
Banorët e kësaj lagje kanë një kërkesë të veqantë për kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që ky park duhet të zgjerohet ende pasiqë shumë shtëpi kanë mbetur nën mëshirën e mbeturinave, barnishtave të ndryshme dhe moqaleve të cilat janë krijuar në këtë pjesë.
Shumë banorë sot kanë theksuar se vazhdimi i ndërtimit të parkut sëpaku edhe për 80 metra, do të ishte shpëtim për shumë familje të cilat jetojnë në këtë pjesë, pasiqë kundërmimi i mbeturinave ka bërë që gjatë këtyre ditve të verës mos të kenë mundësi ti hapin as dritarët.
“Ne si banorë e falenderojmë kryetarin për punën të cilën po e bënë në rregullimin e këtij parku, por kërkesa jonëështë që parku të vazhdohet së paku edhe për nja 80 metra në rrugën kryesore të “Vëllezërve Frashëri”, pasi jemi në hall si për ka kundërmimi, qentë endacak por edhe njerzëve që përdorin lëndë narkotike, të cilët gjejnë rahatinë në këto gërmadha të cilat janë grumbulluar. Nga këto dukuri të këqija, fëmijët tanë janë të ekspozuar dhe ne ju lusim që sa më shpejtë ti eliminoni këto dukuri sa nuk është bërë vonë”, kanë thënë banorët e kësaj lagje.
Njëri ndër aktivistët e mëdhej të cështjës shqiptare e humanisti i madh i këtij populli, Xhevat Leka, i cili është banor në këtë lagje ka theksuar, se intervenimi I Komunës në këto 80 metra për banorët do të ishte shpëtim.
“Ne si komunitet i kësaj lagje i falenderojmë të gjitha struktuarat udhëheqëse për ndërtimin e parkut “Banja”, por i gjithë problemi është që të intervenohet në këto metra edhe për parkun por edhe për banorët do të ishte jetike, pasi ne jetojmë këtu
dhe rregullimi i shtratit të parkut për këto metra do të na bënte jetën më komod dhe jo të rrezikuar nga shumë faktorë të ndryshëm. Urojë që kryetari dhe strukturat udhëheqëse të këtij parku, ti marrin shumë seriozisht kërkesat tona sepse nga një rregullim i tillë fiton qytetari, komuna e pastërtia”.
Projekti i Parkut “Banja”, kushton 246 296.38euro