Futboll

Barazim në miqësoren mes Gjilanit dhe Drenicës

Gjilan, 01 Gusht 2019-Nga një gol për dyja skuadrat, ishte epilogu i ndeshjes së sotme, mes Gjilanit dhe Drenicës.

Miqësorja mes Gjilanit dhe Drenicës e zhvilluar sot në stadiumin ” Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, ka përfunduar në barazim 1 me 1.

Ishte skuadra vendase e Gjilanit e cila e krijoj epërsinë në këtë ndeshje.Një ndërhyrje e palejuar në Bušič brenda zonës së Drenicës, i dha mundësin futbollistit kroat që nga pika e bardhë e penaltisë të realizoj për 1 me 0.Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Gjilanit.

Drenica golin e barazimit e arriti në pjesën e dytë.Ishte një gabim nga mbrojtja e Gjilanit të cilën mysafirët e shfrytëzuan në maksimum, duke barazuar shifrat në këtë takim, që ishte dhe epilogu final i këtij takimi.

Futbollistët e Gjilanit krijuan edhe disa mundësi të mira shënimi, por në fund sfida mes skuadrave të lartëcekura u mbyll në barazim 1 me 1.

Kryetrajneri i Gjilanit sot startoi me këtë formacion:

Haxhihamza,Kastrati(C),Rapa,Frashëri,
Jackson,Keita Aziz,Useini,Dautaj,Greca,Progni,Bušič.

You Might Also Like