Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të xhiros 24 të Ligës së Parë.
Vushtrria, që është e para në tabelë ka vazhduar me fitore, teksa e ka mposhtur Bashkimin e Koretinit 2:0 me golat e Eugen Rafunës dhe Shqipdon Ademit.
Me këtë humbje Bashkimi i Koretinit edhe më tej mbetet në fund të tabelës dhe deri në fund do të luftojë që së paku të sigurojë një ndeshje të barazhit, që mundëson mbetjen në Ligën e Parë.