Futboll

Nervozohet Lushtaku, fajëson gjyqtarët dhe shoqatën e tyre

Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicës ka derdhur kritika në adresë të gjyqtarëve e sidmos ndaj atij kryesor.

“Në pjesën e parë bëmë lojë të mirë dhe futbollistët vepruan ashtu siç u kam thënë. Në pjesën e dytë jemi tëhequr pa nevojë, por prapë se prapë jam i kënaqur”, deklaroi Lushtaku.

“Në shumë raste u pa që Fatmir Tahiri ishte i njëanshëm. Ishte një penallti shumë e dyshimtë. Këta janë referët e Përparimit dhe Agim Ademit, por nuk besoj që do të vazhdojnë gjatë”, tha Lushtaku.

You Might Also Like