Sipas teknikut llapjan Tahir Batatina, skuadra e tij ishte shumë më e mirë se Gjilani në këtë ndeshje.
“Ajo çka është me rëndësi, shumë skuadra kanë disktuar për Llapin. Por, edhe njëherë tregojmë se Llapi është lideri i Superligës në këtë aspekt. Duke e parë që Gjilani ka një ekip të mirë, kemi qenë të vëmendshëm që nga minuta e parë. Kemi realizuar golin shumë herët dhe kemi mundur që në pjesën e parë ta perfundojmë ndeshjen”, deklaroi fillimisht Tahir Batatina për “Super Sport Kosova”.
“Nese e shohim taktikisht, në të gjitha akspektet e kemi ‘dermuar’ Gjilanin dhe i kemi treguar qe ne e meritojme me qenë në pozitat e para tabelare. Sot me gëzon fakti që futbollistët luajten të motivuar kundër një Gjlanit të cilin sot me bindi që nuk është për kampion, dhe në një far forme vet e humbëm ndeshjen”, përfundoi tekniku llapjan.