Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan
Gjilan, 26.04.2022 – Në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan është bërë pranim – dorëzimi i detyrës ndërmjet kryetarit të deritashëm, Ramiz Azizi dhe kryetarit të porsazgjedhur, Venhar Salihu.
Kryetari Azizi i uroi kryetarit të ri Salihu detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen për çfarëdo që ka nevojë institucioni.
Kryetari Salihu falënderoi kryetarin Azizi për angazhimin e deritanishëm, njëherët premtoi bashkëpunim me gjithë gjyqtarët në realizimin e objektivave të institucionit.
Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me shumicë votash ka zgjedhur për kryetar Venhar Salihun, me mandat pesë vjeçar.