Gjilan

Kjo është lista me deputetët e LDK-së, katër janë nga Gjilani

Eshtë publikuar lista e kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë marrë mjaftueshëm vota për të qenë pjesë e Kuvendit.

Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.

Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota.

I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni. Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota.

I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.

Pas tij renditet, Avdullah Hoti, i cili ka marrë mbi 25 mijë vota.

Gazeta Blic e sjell listën me votat e të gjithë kandidatëve.

Sipas rezultatit aktual, LDK do t’i ketë 30 deputetë.

You Might Also Like