Në kuadër të angazhimeve të mia si kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit, kam vizituar një nga bizneset model të qytetit tonë, Kompaninë Timoni SHPK, me pronar Amir Kqiku.
Kompani kjo e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen me shumicë të produkteve plastike.
Kjo kompani është një dëshmi konkrete se si iniciativa private, puna e palodhshme dhe vizioni afatgjatë mund të krijojnë vende pune, të gjenerojë të ardhura për ekonominë lokale dhe të promovojë prodhimet vendore.

Në bashkëbisedim me drejtuesit e Timoni SHPK u pajtuam se duhet të mbështeten kompanitë dhe prodhimi vendor.
Unë Bejtullah Kqiku zotohem se me të marrë besimin për të qenë këshilltar komunal në Gjilan do të angazhohem që të përfaqësojë bizneset vendore dhe të propozoj politika që krijojnë kushte më të favorshme për zhvillim ekonomik.
Do të mbështes çdo iniciativë që fuqizon prodhimin vendor dhe punësimin në qytetin tonë.
Voto LDK 113, Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit!
Bejtullah Kqikun 17



