Tekniku gjilanas rikthehet të drejtojë një skuadër pas aventurës së tij të fundit te FC Drita, klub me të cilin arriti të shpallej kampion.
Lajmin për afrimin e Isufit te Ferizaj është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit që i kanë uruar mirëseardhje teknikut gjilanas.
“Bordi udhëheqës i klubit futbollistik “Ferizaj”, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohut z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020.
Shëndet e suksese i dëshirojmë trajnerit Isufi me skuadren tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.