Futboll

Tensionohet situata në tribuna, policia nuk shihet askund

Tensionohet situata në tribuna, policia nuk shihet askund

Në përmbyllje të pjesë së parë, pas sharjeve të ndërsjella ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të shikueseve të Dritës dhe të Gjilanit, ndërkohë që Policia e Kosovës nuk shihet askund.

Rrahja ka ndodhur në pjesën ku gjenden shi8kuresit e Gjilanit, në pjesën perëndimore. Shikuesit, të trimëruar pa praninë e policisë janë përfshirë në përleshje, ndërkohë që situatën janë munduar ta qetësojnë disa kujdestarë, të cilët duket se janë të papërgatitur për këtë punë.

Në fushë janë parë 2-3 policë, të cilët kanë qëndruar nja 100 metra larg dhe me radiolidhje sikur mundoheshin të kërkonin ndihmë nga policë të tjerë, të cilët nuk u dukën për një kohë të gjatë.

Pas përleshjes disaminutëshe, publiku është kthyer në tribuna për të vazhduar me sharje.

Kryelajmi.com

You Might Also Like