Skuadra e Drenicës e cila në tri ndeshjet e para mori vetëm një pikë, ka ndërhyrë sot duke e përforcuar repartin e mbrojthjës, shkruan Drenica.com.
Skuadra nga Skenderaj ka huazuar mbrojtësin Benjamin Agyare që është pjesë e skuadrës së Dritës.
Lajmin e ka dhënë vet klubi kuqezi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Klubit.
“Qendërmbrojtësi Benjamin Agyare, është përforcimi më i ri, i cili tashmë është i gatshëm për të ndihmuar ekipin që nga ndeshja e radhës.
Agyare është transferuar në formë huazimi nga FC Drita”, ka shkruar FC Drenica.