Futboll

Sot luhet përballja Gjilani – Trepça ‘89

Këtë të enjte, me fillim në ora 17 në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan luhet ndeshja e vlefshme për xhiron e katërt ndërmjet SC Gjilanit vendas dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica.

Në këtë kampionat Gjilani ka shënuar dy fitore në terrenin vendas dhe ka një barazim si mysafire e Drenicës në Skenderaj, kurse Trepça ’89 deri më tashti ka zhvilluar dy ndeshje, një në fushë të vet dhe një jashtë dhe ka dy barazime.

Në tabelën e Albi Mall Superligës së Kosovës, Gjilani zë vendin e parë me shtatë pikë të fituara nga tri ndeshje, kurse Trepça ’89 zë vendin e shtatë me 2 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara./kryelajmi.com/.

You Might Also Like