Sportet me dorë

Berisha: U ktheva për t’i ndihmuar klubit tim të zemrës

Vlora Hasani – Berisha, dikur lojtarja më e mirë në Kosovë, është pjesë e suksesit të Dritës edhe në këtë stinor, ngase pa të ekipi vështirë se do të kishte arritur atë që bëri sivjet. Pas tetë vitesh pushimi, Vlora Berisha i është rikthyer volejbollit dhe me plot sukses u paraqit për Dritën. Pas ndeshjes përcaktuese për finale Vlora, si sportiste e veçantë ka deklaruar :

« U riktheva pas tetë viteve. Fati nuk ishte me ne dhe për sivjet përfundoi gjithçka. Presim më shumë në stinorin e ardhshëm « . Ajo pranon se ka luajtur mirë, por edhe shton se koha e artë e saj si lojtare ka kaluar, ngase atëkohë ishte më e re, më e përgatitur më me pak obligime.

« Pas tetë viteve u riktheva për t’i ndihmuar klubit tim të zemrës », ka thënë Vlora./kryelajmi.com/.

You Might Also Like