Sportet me dorë

Intelektualët të gatshëm për të përkrahur KV Dritën

Këtë të Shtune mbrëma, skuadra jonë e zemrës në volejboll, e luan finalen e tretë të Play Off, me fillim nga ora 20:00 kundër Fer Volley, në palestrën ‘Bashkim Selishta’.
Vashat e Dritës vërtetë kanë shumë nevojë për prezencën dhe mbështetjen e të gjithë Intelektualëve, mbështetjen e gjithë qytetit, në rrugën drejtë titullit numër 6. Andaj ne, ftojmë të gjithë antarët, të gjithë tifozët Bardhë dhe Kaltër të jenë prezent mbrapa banerit, për paraqitjen dhe spektaklin e rradhës, pranë dashurisë tonë të përjetshme!
Ftoni sa më shumë shokë, sa më shumë tifozë dhe Dritasha, sepse nesër në mbrëmje duhet të jemi sa më masiv, ngase edhe rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe.
Mos mungo, eja edhe ti, bashkohu me lëvizjen e vetme Ultras të qytetit, drejtë një tjetër trofeu në sirtarët e klubit

You Might Also Like