Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë z. Bernd Ulrich Nestle, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
Ky vlerësim i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës, si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ceremonia solemne do të mbahet më 7 prill 2026, në ora 11:00, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34.





