Enver Sadiku, profesor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e tashti këshilltar për karrierë, ka dhuruar mbi 100 libra për Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ato janë libra kryesisht për mësimin e gjuhëve të huaja frëngjisht, anglisht e gjermanisht, por edhe romane të autorëve tanë dhe të huaj.
Këto libra janë tejet të mirëseardhura për nxënësit dhe sidomos vlera e tyre do të shtohet me themelimin e kabinetit të gjuhëve të huaja në këtë shkollë.
Bashkë me bibliotekisten e shkollës, profesoreshën Diana Mustafa dhe profesorin e gjuhës frënge, njëherit edhe koordinator i cilësisë Sami Selishta, këto libra janë vendosur në vitrinat e bibliotekës së shkollës.
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani kanë falënderuar për këtë donacion, duke theksuar se Biblioteka e Gjimnazit po shkon gjithnjë duke u pasuruar me libra të rinj./kryelajmi.com/.




