Libri

Biblioteka “Fan S Noli”, anëtare e Bibliotekës Virtuale Europiane

Viti 2018, për Bibliotekën e Qytetit “F. S. Noli” – Gjilan, ka qenë një vit shumë i suksesshëm sa i përket organizimit sektorial dhe mirëvajtjes së punë në objektin e ri të saj i cili ka plotësuar kushtet për studim, hulumtim dhe punë të rehatshme të gjithë përdoruesëve të saj.
Biblioteka që në nisja të vitit, është marrë me sistemimin dhe sigurimin e përshtatshëm për antarët e saj më të vegjël – fëmijëve, të rinjëve por edhe personave me aftësi të veçantë, për të cilët kemi pasur një ndjesi më të më të shtuar sepse është planifikuar që qasja e tyre në kolelsione bibliotekare të jetë sa më e afërt në të njëjtën kohë janë sqaruar rregullat e përdorimit.

Në Bibliotekë gjatë vitit 2018 kanë hyrë 7092 mijë ekzemplarë libra, nga të cilat 6603 në gjuhën shqipe, 42 janë ekzemplarë në gjuhën angleze, 375 në gjuhën serbe, 59 në atë turke, 33 në frengjisht e gjermanisht dhe një në gjuhën rome.

Po këtë vit në bibliotekë dhe degët e saj janë regjistruar 4751 anëtarë të rregullt, me mbi 34496 mijë libra të lexuara në grupe të ndryshme siç janë: letërsi (romani, drama, poezia, tregimi e shkrimi artistik) filozofia, shkencat politike, histori, gjeografi e tj. Janë mbi 78, mijë apo më saktë 78859 shfrytëzues të sallave të bibliotekës, e nëse shtohen këtu edhe vizitat me karakter pune si dhe të artëdashësve gjatë prezantimeve në orë letrare konferenca, kumtesave apo dhe aktiveteteve tjera kulturore, atëherë biblioteka ka pritur më shumë se 130 mijë qytetarë dhe shfrytëzues gjatë vitit.

Sigurisht që duhet cekur se ngjarja më e madhe për Bibliotekën “Fan S Noli” por edhe për vet Komunën e Gjilanit, sivjet ka qenë ngjarja e festimit të 80-vjetorit të hapjes dhe funksionimit të saj.

Biblioteka e Qytetit gjatë vitit në vazhdimësi është gjendur në krye të aktiviteteve të ndryshme kulturore si; takime dhe promovime me shkrimtarë poetë dhe autorë; pritje sipas programeve të tyre) të nxënësve e fëmijëve parashkollorë nga qerdhet e fëmijëve së bashku me mësueset dhe edukatoret e tyre;

Ngjarje tjetër e një rëndësie ishte “Java e Fëmijëve të Diasporës në Bibliotekë” me fëmijë dhe prindër të diasporës nga data 01-09 gusht, ku në bashkëpunim me trupën e Teatrit të Gjilanit kemi organizuar një program kulturor për fëmijë, prindër dhe qytetar tjerë në oborrin e Bibliotekës dhe në të njëjtën kohë fëmijë u janë dhuruar libra në gjuhën shqipe, dhe janë pritur edhe brenda lokaleve të bibliotekës për të qenë vet pjesëmarrës në lexim dhe njohje me njëri-tjetrin.

Në bibliotekë gjatë vitit 2018 është krijuar hapësirë posaçme “Këndi i leximit për të vegjëlit-takim dy javor” ku disa nga autorët gjilanas kanë lexuar për ta.

Në muajin shkurt është përzgjedhur e Lexuesit si dhe punëtor i dalluar i vitit- për vitin paraprak, gjithashtu, është organizuar një projekt dhe program kulturor me Klubin e Rotarakëve të Gjilanit me emër “ Mendja ime sheh” ku biblioteka ka përfituar dhe krijuar një fond modest librar në gjuhën dhe shkrimin e “Brajl-it” ku është hapësirë për shfrytëzuesit e bibliotekës të cilët e kanë aftësinë e ulët të të pamunit.

Hapja e këndeve “Biblioteka personale” të autorit Gjilanas Ramadan Mehmeti, dhe Enver Tali, dhurues të “Bibliotekave Personale” ishte një shënim i rëndësishëm për ne në bibliotekë. Por jo vetëm këta, dhurues janë mbi 120 gjilanas, e qytetarë tjerë nga tërë Kosova, dashamirës të librit nuk kanë rreshtur së dhururi librat e tyre por edhe revista gazeta e në mesin e tyre ishin: Afrim Kqiku, prof. Nazim Shurdhani, Sabit Rrustemi e Tevide Ahmeti, Bajram Fazliu e Diana Osmani, Reshat Ramadani, Shefik Shkodra e Shefik Arifi, Elona Fadili e akademik Ruzhdi Ushaku, Fadil Kajtazi, Ruzhdi Buzoku, Klubi Kulturor –Klinë, Karvani i Shkrimtarëve” MKRS, Shkumbin Hajrullahu e Shefqet Dibrani Podujevë, Avni Dehari- Prishtinë e dhjetrae dhjetra qytetarë tjerë që duhet falënderuar në emër të lexuesëve dhe përdoruesëve të shumtë të kësaj biblioteke.

Me rastin e shënimit të 23 Prillit- Ditë Botërore e Librit dhe të drejtës së Autorit “Karvani i Shkrimtarëve” të Kosovës ishte bashkangjitur ngjarjes me një tryezë promovimi dhe orë letrare ku u paraqitje kishin Anton Nik Berisha, Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi, Mehmedali Rexhepi, Agim Gjakova, Jean Yves Carlen-Francë nën udhëheqjen e shkrimtarit gjilanas për fëmijë Hysen Këqiku nën tematikën “ Gjilani në poezi” përmes nxënësve dhe fëmijëve-lexuesëve të bibliotekës.

Ditëlindja e çlirimit të Qytetit të Gjilanit, bibliotekën e gjeti me dyer të hapura për autorët e Vendlindjes me një ekspozitë të madhe të veprave të tyre dhe me një orë letrare. Njëjtë edhe me rastin e Festës së Flamurit 28 nëntor, i quajtur si “Viti i Skënderbeut” ku në bibliotekë janë promovuar të gjitha veprat dhe dokumentet që kishin tematikë heroin kombëtar Gjergj Kastriotin.

Të gjitha këto aktivitete kulturore gjatë vitit 2018 janë kurorëzuar edhe me një Ftesë shumë dobiprurëse si për ne dhe përdoruesit e shumtë të Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit ku ajo nga ky vit (2019) do të jetë anëtare e Bibliotekave Virtuale Europiane dhe do të fillojë me formim në katalogut elektronik Bibliotekar përmes konzorciumit Slloven të shkencave bibliotekare COBISS që është i përkrahur edhe nga organizata e mirënjohur për trashëgimi dhe bashkëpunim shkencor e kulturor UNESCO, dhe biblioteka në të njëjtën kohë do të ndihmohet me arsimim dhe trajnime të vazhdushme të stafit të saj si dhe me pajisje bibliotekare.

Si institucion/ tempull i librit nuk mund t’i iket temës së leximit, ku sivjet trend-leximi ishin autorët e zhanreve të beletristikës (romani, drama e tregimi) psikologjia, monografia dhe autobigrafia, duke pasur parasysh shkrimtarët shqiptarë ashtu edhe të huaj, ku ndër më të lexuarit e vitin që shkoi ishin: Brunilda Zllami, Veton Surroi, Kadare, Jusuf Buxhovi, Daut Demaku, Ali Podrimja me librat e tyre më të njohur, pastaj, S. Frojd, Salman Ruzhdie, P. Mondiano, Swetlana Alexievic, Alice Munro, Le Clezio, Meri Ostin, Daniell Still, Harry Mulisch, Singer, Jean Sasson, Muriel Barberry, si dhe të rikthyerit autorët klasik, Balzak, Hygo, Tolstoi, Jesenin, Sartrë e Molier, Cvajg, Dikens e Shekspir, Nobakov, Heminguej, Kafka e Xhek London, Dyma e Pasternak si dhe veprat e shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj J K Rowling –Harry Potter Mary Pope Osborne –“Nata e Ninxhave”.

Mr sc Qazim A Azizi

You Might Also Like