Futboll

Bleron Mulliqi talenti që po vjen në përfaqësuesen e re të Kosovës

Në përfaqësuesen e Kosovës për grupmosha të reja është grumbulluar edhe një talent i madh i futbollit. Bleron Mulliqi, 16- vjeçar, lojtar i ekipit francez FC Thonon Evian, për herë të parë ka veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës U-19.

“Jam shumë i lumtur që po debutoj në fanellën e shtetit të Kosovës, vendlindjen e prindërve të mi, jam shumë i emocionuar me grumbullimin e sotëm që kemi pasur në Prishtinë, në mesin e shumë bashkëlojtarëve kam vërejtur edhe futbollist tjerë nga diaspora dhe ishim të lumtur që do të derdhim djersën për shtetin e Kosovës”, ka theksuar Bleron Mulliqi, i cili luan në rolin e sulmuesit dhe po bënë emër tek skuadra e tij Franceze, FC Thonon Evian, ndërsa ka aspirata që tërë potencialin që ka prej futbollisti të jep më të mirën për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Do të mundohem të jap më të mirën gjatë këtyre tri ditëve të grumbullimit që kemi në Prishtinë, për të bindur trajnerin Ramiz Krasniqi për kualitetet të cilat i posedoj, ndërsa jam shumë i kënaqur me atmosferën në Përfaqësuese por edhe me stërvitjen e parë që kemi bërë

nga stafi i Përfaqësueses”, ka thënë Bleron Mulliqi, me prejardhje nga Raushiqi i Pejës.

 

Mulliqi ka një ëndërr të cilën po e bën realitet dhe atë do ta tregon me anë të lojës së futbollit.

“Jam shumë krenar dhe mburrem që jam Kosovarë, duke e ditur vështërsitë që i kemi pasur si popull dhe ne gjenerata e re e futbollistëve duhet të japim dhe ti kalojmë aftësitë e tona për rezultate pozitive të Përfaqësueses, këtë e meriton populli i Kosovës dhe shteti i Kosovës”.

 

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës tre ditor është duke u mbajtur në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë.

 

You Might Also Like