Futboll

Bllaca: Ndeshje e rëndësishme, t’i qasemi me seriozitet dhe përgjegjësi

Aridon Bllaca është paraqitur në konferencën për media para duelit kampional ndaj Dukagjinit, duke bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij për vigjilencë.

Bllaca ka potencuar që kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ekipin dhe vazhdimësinë, ndaj duhet të ketë seriozitet të shtuar dhe përgjegjësi shumë të madhe.

“Ka qenë një javë e rëndësishme për ne, kemi punuar mirë dhe jemi të gatshëm ti tregojmë vlerat tona në fushën e lojës. Ndeshjes do ti qasemi me një seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe”.

Gardiani i portës ka folur edhe për atmosferën brenda dhomave të zhveshjes, e cila pavarësisht rezultateve jo pozitive në ndeshjet e fundit, grupi ka ruajtur qetësinë dhe harmoninë.

“Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe shpresojmë që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”.

I pyetur për minutat në këtë edicion, Bllaca ka shprehur gatishmërinë për çdo sekond besimi që do t’u ofrohet nga stafi teknik.

“Unë jam për të dhënë maksimumin në të gjitha seancat stërvitore dhe sa herë që do të ngarkohem me përgjegjësi. Është çështje e trajnerit nëse më vendos në ndeshje apo jo, mirëpo unë jam këtu për të dhënë maksimumin dhe në dispozicion të ekipit”.

Në fund Bllaca ka bërë thirrje për kujdes nga gjitha repartet, pasi që ndeshja fitohet së bashku.

“Mbrojtja duhet të filloj nga sulmi. Nuk është gjithmonë faji te individët. Futbolli është lojë e gabimeve dhe ne e dijmë këtë gjë, ndonjëherë edhe po na kushton. Mirëpo, për pranimin e golave gjithë ekipi jemi fajtor, jo vetëm individët”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit do të zhvillohet të hënën më 21 prill me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like