Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 411 persona me COVID-19.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të vdekjes si pasojë e virusit, COVID-19.
Nga 3,820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Në total numri i rasteve aktive është 6.509
Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.