Futboll

Në Gjilan do të mbahet “Kinder Liga 2022”

𝐊𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐋𝐢𝐠𝐚 𝟐𝟎𝟐𝟐
Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, në kuadër të programit “𝐔𝐞𝐟𝐚 𝐆𝐫𝐚𝐬𝐬𝐫𝐨𝐨𝐭𝐬 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐦𝐞”, këtë vikend fillon me ligën për futbollistët e vegjël U11, siç njihet ndryshe “𝐊𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐋𝐢𝐠𝐚”.
Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e sportit “𝗔𝗻𝗱𝗶 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁”, fushë e ngrohtë sportive dhe me kushte shumë të mira për sezonin e dimrit.
Ekipi organizues pranë LRF-së në Gjilan, të gjithë klubeve dhe fëmijve të vegjël iu dëshiron shumë suksese në këtë ligë jo garuese, por ligë socializuese, ku futbollistët e vegjël përveç lojës së futbollit do të krijojnë miqësi të reja, do të argëtohen dhe dashuria për lojën e bukur të futbollit do të ju shtohet më shumë.
Pjesëmarrës në edicionin e dytë të këtij mini-kompeticioni janë: 𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢, 𝐅𝐂 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚, 𝐊𝐅 𝐆𝐚𝐥𝐚𝐤𝐬𝐢𝐚, 𝐒𝐇𝐅 𝐒𝐡𝐤ë𝐧𝐝𝐢𝐣𝐚, 𝐒𝐇𝐅 𝐆𝐒. 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧, 𝐒𝐇𝐅 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐚, 𝐒𝐇𝐅 𝐊𝐨𝐡𝐚, 𝐒𝐇𝐅 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧𝐠𝐮, 𝐒𝐇𝐅 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧𝐚 𝟏𝟎, 𝐒𝐇𝐅 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢, 𝐒𝐇𝐅 𝐉𝐮𝐬𝐭𝐟𝐨𝐨𝐭𝐛𝐚𝐥𝐥 & 𝐒𝐇𝐅 𝐊𝐢𝐤𝐚

You Might Also Like