Kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në fshatin Bresalc.
Pos trotuarit me gjatësi prej 1.8 kilometrash, do të ketë edhe drunj dekorativ dhe ndriçim publik.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, atë për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salìhun, këshilltarët komunalë Blerim Hazirin e Besnik Shalën dhe zyrtarë e banorë të fshatit, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë 170,000 euro investim për trotuarin e ri në Bresalc, më shumë siguri dhe funksionalitet në segmentin prej 1.8 kilometrash.
“Trotuari i ri do të jetë i rrethuar me drunj dekorativ dhe i pajisur me ndriçim publik bashkëkohor, një kombinim që sjell jetë dhe qetësi në lëvizjen e përditshme të banorëve”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, shtoi se për Gjilanin që duam, ndryshimi po bëhet në secilin fshat e secilën lagje.