Te ndryshme

Britannica LC vazhdon traditën, dërgon ndihma në prag të festës së Kurban Bajramit

Në prag të festës së Kurban, shkolla e gjuhëve të huaja në Gjilan, “Britannica LC”, së bashku me këshillin e nxënësve të kësaj shkolle ka dërguar ndihma për familjet në nevojë.

Festa e Kurban Bajramit është një ditë e shenjtë që përçon mesazhe paqeje, sakrifice dhe solidariteti. Shembulli i shkollës “Britannica LC” është një kujtesë frymëzuese se këto vlera mund të kultivohen që në bankat e shkollës dhe të kenë ndikim të prekshëm në komunitet.

Në këtë Kurban Bajram, falë përkushtimit të kësaj shkolle, familje do ta ndiejnë më shumë ngrohtësinë dhe dashurinë njerëzore që festa sjell.

You Might Also Like