Shkruan: Muharrem Bunjaku
Në këtë kohë kur Gjilani ka nevojë për vizion të qartë dhe përkushtim të sinqertë, ndjej përgjegjësi morale dhe krenari të jap përkrahjen time për Arbër Ismajlin, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Arbëri nuk është thjesht një emër i ri në politikë. Ai është djali i dy pishtarëve të arsimit, Ruzhdi dhe Ziza Ismajlit – bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi në kohët më të vështira të okupimit. Në ato vite të errëta, kur drita e arsimit mbahej gjallë vetëm falë guximit, urtësisë dhe dashurisë për atdheun, Ruzhdiu e Ziza ishin ndër ata që nuk u dorëzuan kurrë.
Tani, kur biri i tyre merr përsipër një mision të ri, jam i bindur se ai e trashëgon përkushtimin e tyre, ndershmërinë dhe idealet që na bashkuan dikur. Arbëri është përfaqësuesi i një brezi që e njeh historinë, i rritur me ndjenjën e sakrificës dhe me përgjegjësi ndaj së ardhmes.
Gjilani ka nevojë për një lider me rrënjë të forta dhe me vizion të pastër. Arbër Ismajli është zgjedhja ime!