ARSIMI

Buxheti për Arsim në vitin 2019

                                  

Ismajl Kurteshi, deputet

  1. Buxheti për arsim në vitin 2019 do të rritet 22.6 milion euro, ose 7%.

– Shpenzimet, për arsim në vitin 2019 do të janë: 324 milion euro 0se 14% e buxhetit të shtetit.

Gjatë vitit 2019 në institucionet e arsimit në Kosovë do të punojnë 34.220 punëtorë.

Gjatë vitit 2019 numri i punëtorëve planifikohet të rritet për 74, të gjithë ata do të punojnë në MASHT. 34 prej tyre do të punojnë në administratë, derisa në Agjencinë Kosovar për Akreditim punojnë vetëm 5 veta për 30 Institucione të Arsimit të Lartë.

Nga buxheti i planifikuar për investime kapitale do të ndërtohen vetëm dy shkolla që do të kushtojnë nga 700 mijë euro, kurse për inventar dhe laboratorë do të shpenzohen vetëm 1 milion euro.

Por kabinetit të ministrit të arsimit buxheti i është rritur 33% ose nga 288 mijë euro në 382 mijë euro.

  1. Buxheti i MASHT-it për vitin 2019 është 69.2 mil. ose 21.4% të buxhetit të përgjithshëm të arsimit. 11.2 milion euro ose 19% më i lart se në vitin 2018. Sipas kategorive buxhetore: Për paga dhe mëditje janë planifikuar rreth 19 milion euro, rritje në krahasim me vitin 2018 është 10%.

Për mallra dhe shërbime janë planifikuar 17.1 mil euro, në krahasim me vitin 2018 rritje është 7.2 mil euro ose 74%.

Shpenzime kapitale gjithsej planifikohen 25.5 milion euro. Në krahasim me vitin 2018 buxheti është rritë një milion euro ose vetëm 4%

Për subvencione dhe transfere janë planifikuar gjithsej 6 mil. euro ngritja do të ketë 1.2 mil. euro ose 25%.

  1. Buxheti për arsim në komuna në vitin 2019 planifikohet të rritet 10.3 milion euro ose 5%. Për arsimin në komunat e Kosovës, janë planifikuar 218.8 milion euro ose 67.5% e buxhetit për arsim.

 Në buxhetin e planifikuar për vitin 2019 nuk është parapa buxhet i veçantë për hulumtime shkencore.

Buxhet nuk është planifikuar as për komunat në të cilat mësimi zhvillohet në tri ndërrim.

 Nga 22.2 milion rritje për vitin 2019, 11.2 milion i ndahen Ministrisë së Arsimit, kurse për arsimin e të gjitha komunave  ndahen vetëm 10.3 milion.

Për mallra dhe shërbime MASHT-i ka planifikuar 74%  më shumë mjete se në vitin 2018.

 Në vitin 2018  shpenzimet kapitale do të ngritët vetëm për  4%, derisa kabinetit të ministrit buxheti i rritet 33%.

Buxheti i UP-së do të rritet për 950 mijë euro ose 3%.

Buxheti i përgjithshëm i UP-së do të jetë 34.8 mil. euro.

                    Buxheti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 2019

Buxheti për kulturë në vitin 2019 planifikohet të jetë 58.2 mil. euro ose 2.5% e buxhetit të shtetit.

Në krahasim me vitin 2018 pritet ngritje prej 8 milion euro ose 16%. 4.9 milion euro nga buxhetit i rritur shkon në MKRS, kurse  3.1 mil. euro rriten buxhetet komunale për kulturë, rini dje sport.

Buxheti i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit do të jetë 41.4 mil euro.

Buxheti që do të ju ndahet komunave do të jetë 16.5 mil. euro.

Gjatë vitit 2019 institucionet kulturore planifikojnë të kenë të punësuar 1.444 punëtor, pjesa më e madhe do të punojnë në MKRS. Në MKRS planifikohet të punësohen 12 punëtorë të ri.

Buxhetin për kulturë komunat nuk e ndahet njësoj: Hani i Elezit, Juniku, Ranillugi dhe Shterrpca nuk kanë planifikuar fare buxhet për kulturë derisa Komuna e Lipjanit për kulturë i ka planifikuar 10 % të buxhetit të komunës.

Derisa buxheti i kulturës është rrit për 19 %, krahasuar me buxhetin e vitit 2018, buxheti për rini është zvogëluar 14% ose rreth 400 mijë euro edhe buxheti për trashëgimi kulturore është zvogëluar 8% ose rreth 450 mijë euro.

Në raportin e NDI-së, për vitin 2018 është konstatuar se buxheti nuk është menaxhuar në mënyrë  efikase për të ofruar arsim cilësor.

Ka pas shkallë të lart të braktisjes së shkollës sidomos nga fëmijët e komunitetit romë dhe ashkalinj.

Cilësia e arsimit në të gjitha nivelet mbetet e ulët.

Regjistrim i fëmijëve  në nivelin parashkollor ka qenë i ulët.

Është evidente mospërputhja e arsimit të lart me arsimin dhe aftësimin profesionale dhe me nevojave të tregut të  punës.

Nivel i hulumtimeve dhe inovacioneve ka qenë i ulët.

 

 

You Might Also Like