Pas dorëheqjës së ish-trajnerit Gentjan Mezanit dhe emërimit të përkohshëm të trajnerit Sallah Sherifit, krerët e Gjilanit për një kohë të shkurt kanë arritur të gjejnë “timonjerin” e ri të skuadrës.
Trajner i ri i “bardhekuqëve” të Gjilanit tani do të jetë Bylbyl Sokoli, ish-trajner i shumë skuadrave në futbollin e Kosovës.
Drejtori i SC Gjilanit, Sevdai Robelli, ka bërë të ditur se kemi arritur marveshje që Bylbyl Sokoli ti prijë skuadrës.
“Eshtë e vërtet që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokolin në pasditën e sotme, ndërsa zyrtarizimi i tijë do të bëhet të dielën. Shpresojm dhe urojmë që me trajnerin e ri të jemi sëbashku për një kohë të gjatë”.
Trajneri i shumë skuadrave të Kosovës, Bylbyl Sokoli, ishte edhe më herët pjesë e Gjilanit, ai kishte arritur në taborrin “kuqebardhë” me 6 nëntor 2015 ndërsa me 5 prill 2016 kishte ndarë rrugët me Gjilanin duke mos lënë gjurmë tek skuadra e Gjilanit./