Futboll

Bylbyl Sokoli, prezantohet si trajner i ri i Vllaznisë

Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur në Kosovë por edhe jashtë saj, është trajner i ri i Vllaznisë së Pozharanit. Ai sot në orët e pasdites edhe është prezantuar nga zyrtarët e klubit pozharanas dhe ka udhëheqë me një stërvitje të lehtë të futbollistëve para ndeshjes me Besën në Pejë që luhet nesër. Trajneri i mirënjohur kosovar mbrëmë ka arritur marrëveshje me ekipin nga Pozharani që këtë edicion arriti të promovohet në elite. Palët siç dihet ka disa ditë që ishin në bisedime, por nuk arrinin akordin deri dje. E pasi palët më në fund pas disa rundash bisedimesh më në fund kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur. Marrëveshje kjo që ka gëzuar edhe tifozerinë e skuadrës pozharanase,  të cilët tani me të drejtë si edhe kryesia e klubit presin rezultate më të mira duke u bazuar në fondin dhe kualitetin e lojtarëve të kësaj skuadre. Ndërkohë, tek sot Vllaznia ka përmbushur kërkesat e Sokolit, i cili ka pranuar ta drejtojë skuadrën këtë edicion, teksa objektivi është mbetja në elitë.

Bylbyl Sokoli, qysh nesër do të jetë në bankinën e Vllaznisë në ndeshjen kampionale të Superlegës së Kosovës Besa-Vllaznia. Kujtojmë që Vllaznia është e fundit në renditje me vetëm katër pikë (një fitore dhe një barazim)  dhe Sokoli do të ketë punë të vështirë për ta larguar nga zona e rrezikshme. Aziz Zuka

You Might Also Like