Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Drita – Drenica

Pas pushimit dyjavor, këtë fundjavë do të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjet e xhiros së katërmbëdhjetë.

Drita, e cila së fundi është mposhtur nga Ballkani, këtë të shtunë do të përballet me Drenicën që është në krizë. Në fakt, ekipi nga Skenderaj, është në krizë të thellë organizative, ngase këtë të mërkurë e tërë kryesia ka dhënë dorëheqje.

Në anën tjetër, FC Drita përgatitjet i ka zhvilluar në Shqipëri dhe me plot shpresë dhe entuziazëm pret ndeshjen e së shtunës.

Drita ka edhe një përparësi tjetër, ngase pas dy ndeshjeve pa shikues, këtë të shtunë do të ketë përkrahjen e tyre.

Ndeshja Drita – Drenica zhvillohet të shtunën më 20 nëntor 2021, me fillim në ora 13 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

You Might Also Like