Rreth 50 persona të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Shkup
Dhjetra pacientë janë trajtuar në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin me intesitet prej 5.3 shkallëve të Rihterit.
Mjekët nga spitali informojnë se ende po bëhen inçizmet e nevojshme e një pjese të pacientëve për të përcaktuar lëndimet, njoftojnë mediat shqip në Maqedoni.
Sipas mjekëvë disa pacientë u plagosën ndërsa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fortë që goditi Shkupin.
Bjë pjesë prej tyre kanë rënë nëpër shkallë e shtëpisë apo ndërtesave, disa të tjera janë hedhur tarraca nga katet e poshtme.
Ambulanca vetëm për 2 orë ka ndërhyrë në 6 pacientë të lënduar nga tërmeti.
Të gjithë janë transportuar në spitalet në Shkup. /ShenjaTV/
Lutfi Haziri: Megjithatë, lajme të mira prej Brukseli
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mirëpriti votimin e këtij komisioni i cili i dha mbështetje procesit të liberalizimit. Haziri kërkoi nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP ne kete proces të rëndësishëm për Kosovën.
Trekëndëshi kufitar me pak vendkalime
Në Anamoravë me Serbinë funksionojnë dy vendkalime kufitare zyrtare, te “Dheu i Bardhë” dhe në Muçibabë, kurse me Maqedoninë lidhjet mungojnë.
Korça flet për inveestime milionëshe
Është arritur që të kryhen punë gjithandej, duke nisur nga rrugët, troturat, ndriçimi publik, kanalizimi, ujësjellësi, asfaltimi i rrugëve, hapja e rrugëve të reja e deri të gjelbrimi dhe shumë projekte të tjera të vogël
Janë zhytur në krim dhe korrupsion
Riad Rashiti, zyrtar i lartë në degën e PDK-së në Gjilan, subjekt në opozitë, ka derdhur kritika të mëdha në adresë të udhëheqjes komunale, duke thënë se pushteti ka instaluar rrjetn e krimit ekonomik, urbanistik dhe korrupsionit të lartë që e kanë rrënuar jetën normale të insitucioneve komunale dhe të qytetarëve të Gjilanit.
Gjilani kryeqendër e mikroregjionit
Në kuadër të bashkëpunimit të mikroregjionit Evropian të Komunave të lindjes së Kosovës dhe komunave fqinje nga Kosova Lindore dhe komunave tjera të kësaj pjese, sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Preshevës Shqipërim Arifi dhe kryetarin e Bujqnocit Shaip Kamberi, me të cilët kanë koordinuar aktivitetet për të ardhmen dhe funksionalizimin e partneriteteve.
Mustafa ngushëllon familjet e të rinjve kosovarë, viktima të sulmeve në Munih
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës qëndrojnë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë.
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës, i ka dërguar një telegram ngushëllimi edhe Kancelares Gjermane Angela Merkel, duke i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës.