Viti

Në tre fshatra të Vitisë u mbajtën dëgjimet publike për buxhetin 2019-2021

Të martën kanë filluar dëgjimet publike për Draft Buxhetin komunal për vitin 2019-2021, në lokalitetet e komunës së Vitisë, me që rast janë paraparë të mbahen 24 takime me qytetarë dhe kategori të tjera të shoqërisë. Dëgjimet publike për këtë vit, kanë nisur në Gërmovë, për të vazhduar në Vërban dhe në Smirë, në të cilat takime u debatua rreth projekteve të deritanishme, por edhe atyre që konsiderohen si më prioritare për këto lokalitete.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, fillimisht ka njoftuar rreth rëndësisë së këtyre takimeve, që siq u shpreh ai, është mënyra më e mirë e transparencës së shpenzimit të parasë publike. “Me anë të këtyre takimeve, synojmë që të jemi edhe transparent por edhe të bëjmë një ndarje sa më racionale të buxhetit komunal, respektivisht investimeve kapitale, duke i’u përshtat edhe kërkesave dhe nevojave të banorëve. Ju duhet të jeni konkret në atë çfarë kërkoni, ngase prioritetet tuaja përfshihen në përpilimin e buxhetit”, tha Aliu.

Ndërsa drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibraim Rama, duke folur rreth buxhetit komunal për vitin 2019, ka njoftuar se ai kap shumën 11 mil. 345 mijë euro, ndërkaq vetëm investime kapitale janë 2 milion e 123 mijë euro. Në pjesën e dytë të këtyre debateve, banorët kanë parashtruar pyetje dhe kanë dhënë propozimet për projektete që konsiderohen si më të nevojshëm. Në Gërmovë, qytetarët si

prioritet e kanë paraqitur nevojën e ujit të pijshëm, që siq thanë ata, duhet vetëm funksionalizimi. Vebi Tahiri, kryetar I këshillit të fshatit, ka theksuar se projekti I ujësjellësit ka filluar në vitin 2013, ai ende vazhdon të jetë jashtë funksionit. Ata kërkuan zgjidhjen e këtij problem, sikur se edhe problemin e ndriqimit në fshat, renovimet në shkollë dhe rregullimin e oborrit të shkollës, kurse kanë paraqitur vërejtje në punët që janë duke u kryer në trotuarin përgjatë rrugës kryesore.

E në Vërban, banorët i kanë dhënë prioritet projektit për rregullimin e trotuarit për gjatë rrugës Vërban-Sadovinë e Jerlive, nëpër lagje të fshatit dhe shtrirjen e rrjetit të ndriçimit. Ata u shprehën falënderues Institucioneve komunale të Vitisë, për investimet e deritanishme në Vërban.

Edhe në fshatin Smirë, qytetarët I dhanë prioritet funksionalizimit të ujësjellësit, asfaltimit të rrugës Smirë-Goshicë, si dhe renovime në shkollë si në dysheme, poashtu edhe dezinfektimin e ambienteve të shkollës. Dëgjimet Publike do të vazhdojnë sot në Ramjan , Sllatinë dhe Sadovinë.Aziz Zuka

You Might Also Like