Betim Haxhimusa nuk është më pjesë e FC Drita
Ish-trajneri i Gjilanit do të drejtojë Prishtinën
FC Drita kampione për grupmoshat U13, U15 dhe U17 në Ligën Rajonale të Futbollit të Gjilanit
Drita përforcohet edhe me një portier
Drita nënshkruan kontrata profesioniste me Eron Isufin dhe Erdion Malokun
FC DRITA ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.
Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.
Ju prift e mbara, Eron dhe Eridon!