Futboll

Ramadani: Na është dashur të jemi të kujdesshëm

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij kishte frymën kundër në të dyja pjesën kundër Prishtinës.

Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i gjilanasve, Ramadani ka lavdëruar portierin e tij Enea Koliqi, ndërsa ka shtuar se fryma ishte kundër ekipit të tij.

“Enea bëri punën e vet. Gjatë lojës nuk kishte punë të madhe. Ne kishim frymën kundër si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Pasi në pjesën e dytë ktheu kahe dhe na pengoi si në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht trajneri i Gjilanit.

“Një tjetër faj i vë Debatik Currit, me të cilin thuajse kemi kaluar 12 orë së bashku. Tre herë që ndërrova strategji, tre herë u kundërpërgjigj. Shpresoj që ai të ketë rastin të udhëheq një ekip si trajner i parë”.

“Prishtina ka një lojë cinike dhe ne është dashur të jemi të kujdesshëm dhe u pajtuam më mirë me një barazim sesa me një humbje”.

“Sot mbaruam ndeshjen kundër Prishtinës dhe në ditët në vijim të punojmë për ndeshjet e ardhshme, fillimisht në mesjavë në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Trepçës ’89, ku kemi objektivin e më pas edhe ndaj Dritës”, përfundoi Ramadani

You Might Also Like