Naim FETAJ
COPËZA LETRASH NËNËS NË VARR
Kur tē vdesim ne.. do të ngjallen të vrarët
Malet do të zdirgjen …do tē dēshmojnë
Malet ….
Qysh u vranë ata ,
Qysh po vdesin të gjallët…
Nënë moj nënē
Nënën na e kajtën të marrēt.
.( 2 )
Pushkë e penë moj nënë
M’i morën të marrët..
Po ma mësuan durimin,
Durim kam si varret
Harrova për të qeshur
E i harrova vallet
Më harruan dhe malet….
Veç tek varri yt
Shpirti ringjallët
Nëse flas më vrasin
Kur heshti drita ndalet..
Tash po presim nëno
Sa të zgjohen të vrarët
Ja po i marrim malet…
(3 )
Kohë e ndyrë e poshtër nëna ime
Kriminelët të vrasin e të flasin për krime
Po të gjithë tash flejmë disi pa dro
Natën të vrasin e ditën je hero…
E iaaa.. oooo….e uaaaaa. …oooooo…
( 4 )
Mijëra poetë kanë shkruar për nënën
Edhe kanë qarë sa e sa të mbarë…
Si sytë edhe unë të kam dashur ty
Po m’ duhet të ta them një fjalë..
Mirë qe nuk je gjallë nëno
Çfarë mut kohe ka ardhë..
P.S.
As atje mos trego se kishe ndonjë djalë…
Mē fal …mē fal…
( 5 )
Ty të mori baba atje
Ti e more Agimin
E qyqe vetem mbeta
Bota ma pa tymin…
Rrugëve të botës
Si n’gojë të ujkut mbeta
Ndër njëmijë vjersha
Më shprishi jeta
Si zog i plagosur tash
Përpëlitëm nëpër kreshta
Tuj lotu për ju
M’u ka idhnu vjeshta..
( 6 )
Edhe vekun e vjetër e thyem
Atë vekun tënd të mirē moj nënē
I dogjëm drugëzat shulat e bërdilat
Edhe dërrasën e vekut ku ulëshe ti
Pasdarkave ku i thejshe bërrylat…
Sa e sa qilimat i bëre për ne
Pranë vekut tënd jemi rritur
Si pëllumbat nën strehë…
******
Gjithçka ka ndryshuar moj nënë
Edhe këngët ndryshuan
Mitet e ritet
Edhe dashuria është krejt ndtyshe
Stinët janë përzier shtigje edhe vise…
Krejt …krejt është ndryshe…
Me vajë në buzë si fëmija
Dita ditën shprish
Kemi mbetur nëno
Si pyka në lis….
Për faqe të zezë na doli
Me faqe të zezë u nis….
( 7 )
Dimërojmë në mesditë pa hënē e pa diell
Veç maca me qen këndej sa s’ka pjell
Kush nuk e di jugun nuk di pēr veri
Busulla kemi .. po mbetëm pa sy
Edhe njëri tjetrit tash po i themi vorr
Në dhomë e humbëm rrugën
Se lere më n’oborr…
( 8 )
Kunatat i ke mirë. .motrat edhe rejat
Krejt shoqet e mëhallēs
Po u bë zezëdita
E qorruan vetveten
Medet
Të gjallë nuk e duan sot njëra tjetrën…
Ah moj nënë…
As për Bajram derën s’ta qel kush
Hupëm si shurra e pulës
Po shkojmë si qeni në rrush…
Është lidhur jeta
Siç lidhët për zorrë ithati
Boll qenqe rrojmë …e rrojmë sa për inati…
( 9 )
Nuk mund të të shkruaj më
Nënë..
Se i kanë marrë nën sqetull
Diell edhe hënë
Ata që hala hanë hekur…
Në listat e tyre ti ende ishe gjallë
E mua më dinë tè vdekur
Po mirë është mirë
Ne po tredhim miza
Ato po brejnë hekur..
Tung nënē tung
Gjak po rigon ky shekull…