LAJME

COVID-19 mori edhe një jetë vdes Tasim Hoxha njëri ndër ekonomistët e parë të komunës së Vitisë

Është ndarë nga jeta Tasim Hoxha në moshën 71 vjeqaare nga Sllatinaa e Ulët e Vitisë.Tasimi ishtë njëri ndër ekonomistët e parë të komunës së Vitisë dhe ka punuar deri në pensionim në admninistratën komunale të Vitisë.Me rastin e vdekjës së tij telegram ngushllimi familjës së të ndjerit I ka dërgu edhe Kryetari kësaj komune Sokol Haliti.
“Tasimi do të mbetët në kujtim për sjellje shembullore, deri në kohën kur është pensionuar”, ka thënë kryetari Haliti.
Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish zyrtarit komunal, Tasim Hoxha, me rastin e vdekjës së tij.
Në fjalën e tij ngushëlluese ka thënë, me sa vijon:
“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin e ndarjes nga jeta të ish-zyrtarit komunal të Vitisë Tasim Hoxha. Për vite me radhë, ishte pjesë e administratës komunale në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, ku u veçua për urtësi, afërsi e komunikim, për bujari e besnikëri mes puntorëve dhe kolegëve. Do mbetët në kujtim për sjellje shembullore, deri në kohën kur u pensionua. Ngushëllime më të sinqerta për ju familja Hoxha, për farefisin, kolegët e shokët e Tasim Hoxhës.”Aziz Zuka

You Might Also Like