Koronavirusi mori jetën e një polici në Kamenicë. Lajmi është bërë i njohur në rrjetet sociale.
“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.
Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar.
Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë!
Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar kolegu i tij, Florim Klaiqi.