Libri

VJERSHËN MA MORI NË SQEP

Avdush Canaj
VJERSHËN MA MORI NË SQEP
Erdhi guguftuja
Me gjerdan në gushë
Erdhi
Vjershën ma mori në sqep
Sapo e kam shkruar, e luta
Tjetër kopje s`kam
S`kam tjetër, për kokë nënës
As që më dëgjoi
Fluturoi
Guftuja e ftoit
Deri në muzg e kompozoi
Për orkestër kumrishë
Kur u zgjua dita
E lau sytë si unë,
Lau duar e faqe
Himni i agimit u këndua
Me harfat e shelgut

You Might Also Like