Shëndeti

Dafina Hasi Halimi një emër i besuar për rehabilitim dhe shërim në Gjilan

Fizioterapia, njëra ndër degët më të vjetra të mjekësisë, po zë gjithnjë e më shumë vend në kujdesin shëndetësor në Kosovë. Në qytetin e Gjilanit, një nga adresat më të kërkuara për trajtime fizioterapeutike është Ordinanca “Dafina”, e themeluar dhe udhëhequr nga fizioterapeutja e njohur Dafina Hasi Halimi.

E hapur vetëm pak muaj më parë, Ordinanca “Dafina” ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve falë profesionalizmit të lartë dhe pajisjeve bashkëkohore që ajo ofron. Me aparaturat më moderne të fjalës së fundit në fushën e fizioterapisë dhe me staf të kualifikuar, kjo ordinancë është kthyer në një qendër të rëndësishme rehabilitimi jo vetëm për Gjilanin, por edhe më gjerë.

Pronare dhe njëkohësisht punëtore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, Dafina Hasi Halimi thekson se hapja e kësaj ordinance erdhi si përgjigje ndaj nevojës së qytetarëve për trajtime profesionale dhe rikuperim të shpejtë:
“E hapëm këtë ordinancë sepse e kemi konsideruar të domosdoshme që njerëzit të kenë qasje në trajtime cilësore, rehabilitim të duhur dhe shërim pas lëndimeve. Me përvojën tonë dhe përkushtimin profesional, synojmë që çdo pacient të rikthehet në gjendje të mirë shëndetësore,” shprehet Halimi.

Ajo thekson gjithashtu se pajisjet që përdoren në ordinancë janë të teknologjisë më të fundit, të përzgjedhura me kujdes për të ofruar efikasitet maksimal në terapi:
“Ne kemi aparatura moderne dhe staf të trajnuar në nivelin më të lartë. Çdo pacient është një sfidë për ne – dhe gjithmonë punojmë me përkushtim që ai të rikuperohet plotësisht. Është nder për ne të japim kontribut në përmirësimin e shëndetit të popullit tonë.”

Në këtë ordinancë ofrohen trajtime për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, përfshirë:

Dëmtime ortopedike dhe traumatologjike, Forcim të muskujve të trupit,Thyerje të kockave, Lëndime të meniskut dhe ligamenteve, Probleme me shtyllën kurrizore, Probleme neurologjike, Rehabilitim për sportistë dhe pacientë me nevoja të veçanta

Të gjithë ata që kërkojnë trajtim profesional dhe rikuperim të suksesshëm mund ta vizitojnë Ordinancën “Dafina” në lagjen “Clinton” në Gjilan.

You Might Also Like