Futbollin e kishte dashur qysh kur kishte qenë e re e tashti ajo po bënë emër në futbollin femëror francez.
Dafina Tahiri 20 vjeçarja nga Obiliqi është futbolliste standarde në ekipin francez FC Marignier dhe luan sulmuese e krahut të djathtë.
Ajo qysh e re kishte ëndërruar që të bëhet një futbolliste me famë, andaj futbollin e kishte nisur shumë e re në moshën gjashtëvjeçare, duke ndjekur hapat e të afërmeve të saj që gjithashtu e kishin pasion futbollin.
Adresë e saj e parë ishte Klubi i Futbollit të Femrave Kosova nga Prishtina dhe përkundër sifidave që iu paraqitën në rrugëtimin e saj, Dafina asnjëherë nuk u ndal, por punoi pa reshtur duke derdhur mund e djersë vetëm e vetëm që ta arrinte qëllimin që I kishte vënë vetes. Luajti në Prishtinë, por edhe për Feroniklin, duke u shquar me lojën e saj, andaj nuk pushuan ofertat dhe kërkesat që ajo të provohet edhe në futbollin zviceran dhe atë austriak.
Punëtore e përkushtuar, Dafina Tahiri e shfrytëzoi si është më së miri mundësinë që I është dhënë dhe ëndrra e saj u realizua, duke nënshkruar me një ekip evropian, në ekipin Marigner Sport në Francë, ku me plot sukses po paraqitet në klubin e saj.
“Në klubin tim të ri jam ambientuar shumë mirë dhe po kaloj nëpër një formë shumë të mirë, andaj pres që edhe më tepër të avancohen në lojën e futbollit e pse jo të arrijë edhe më shumë suksese”, thekson futbollistja e re, por shumë e talentuar Dafina Tahiri, e cila I fton edhe të rejat tjera të merren me sport e të mos dorëzohen asnjëherë, ngase siç thekson edhe vetë ajo vetëm me punë, përkushtim, vendosmëri e guxim mund të realizohen synimet e shembull më I mirë për këtë është vetë Dafina Tahiri, futbolliste për të cilin edhe më shumë do të dëgjohet në të ardhmen. /kryelajmi.com/.