Pas fitores 1:0 ndaj Gjilanit, Armend Dallku, kryetrajner i Dukagjinit ka deklaruar:
“Normalisht që kam pritur golin, pasi për atë i bëra edhe zëvendësimet. Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe angazhimin që treguan futbollistët në fushë”, u shpreh trajneri vushtrrias i Dukagjinit.