“E dominuam ndeshjen duke krijuar shumë raste shënimi. Nuk dua të bëhem modest, por sot ishim një shkallë më lart se kundërshtari, pasi që e kufizuam duke mos i lënë as edhe një rast të vetëm për gol”, tha Dallku pas ndeshjes.
Tutje tekniku vushtrrias i kryeqytetasve tha se Prishtinës duhet t’ia kenë frikën të gjitha skuadrat tani e tutje.
“Tani e tutje Prishtinës duhet t’ia kenë frikën çdo skuadër”, u shpreh Dallku që tregoi edhe disa probleme të ekipit.
“Kemi probleme me finalizimin e aksioneve, por shpresojmë që nga ndeshjet e radhës skuadra do të zhbllokohet dhe të shënojë më shumë gola”, përfundoi Dallku.