Futboll

Drita nuk qëndroi deri në fund

Drita ka bërë një hap fals në luftën për titull kampioni, ngase në ballafaqim me Prishtinën ka pësuar me rezultat 1:0.

Ekipi bardh e kaltër nuk qëndroi deri në fund, ngase pak minuta para se të mbyllej ndeshja pëspo gol, që doli të ishte vendimtar.

Prishtina ka rrezikuar për herë të parë në minutën 17, kur gjuajti Korenica e Tofiloski, me ndihmën edhe të shtyllës e shpëtoi golin. Ekipi nga Gjilani luajti me mesfushë e mbrojtje më të ngjeshur, duke pritur ndonjë kundërsulm, por një lojë e tillë vazhdoi deri në minutën 82, kur Mankenda u shërbye në të majtë dhe me nguti harkoi për Thaçin në anën e kundërt që e futi topin në rrjetën e zbraztë.

Drita u zu në huti edhe një minutë më pas, kur mbrojtja e saj bëri një gabim trashanik, por kësaj radhe Thaçi nuk e shfrytëzoi këtë të metë dhe për pak gjuajti jashtë.

Deri në fund më nuk pati raste dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1:o për Prishtinën.

You Might Also Like