Ka përfunduar ndeshja e barazhit në Mitrovicë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.
Derbi lokal i ka takuar Dardanës që ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0, në ndeshjen që u zhvillua në Riza Lushta.
Djelmoshat e drejtuar nga Erdin Hashani ishin më të mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes, derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-2 në të mirë të tyre falë dy golave nga Adonis Dodollit, shkruan Gazeta Sheshi.
Edhe në pjesën e dytë bardhekaltërtit ishin më të mirë derisa shënuan golin e tretë 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte Nazif Mulaku që realizoi golin e tretë në këtë takim për rezultatin përfundimtar 0-3.
Kësisoj Dardana rikthehet në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa Bashkimi i Koretinit edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Dytë.
/Gazeta Sheshi/