Futboll

Gjilani fiton miqësoren ndaj Flamurtarit

Sport Club Gjilani ka kaluar të gjitha vështirësitë organizative, ka nisur stërvitjet e bile e ka zhvilluar edhe miqësoren e parë, të cilën e ka fituar.

Këtë të shtunë, në Prishtinë, Gjilani është përballur me Flamurtarin, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në Futboll, ndaj të cilit ka ngadhënjyer me rezultat 1:0.

Golin e vetëm për Gjilanin e ka shënuar Baton Zabërgja, që doli të jetë edhe goli vendimtar i ndeshjes./kryelajmi.com/.

You Might Also Like