Kamenicë

Dardanapress mbanë trajnimin “Informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës” 

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me Informimin e të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”.
Qëllim i trajnimit ishte informimi i të rinjve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës dhe vendet e objekteve kultorore historike të Komunës.
Tema tjera të diskutimit gjatë trajnimit  ishin: Rëndësia e Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore, Diverziteti Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës, Edukimi i të rinjëve mbi rëndësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore.
Projekti“Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

You Might Also Like