Viti

Dëshmori Nijazi Azemi-Komandant –“Mjekra” përkujtohet në përvjetorin e rënies

— Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, ka rënë heroikisht në vijën e frontit me 26.0mars 2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB

Me rastin përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Homazheve i ka prirë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftuar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën.

Nijazi Azemi-Komandant Mjekra ka rënë heroikisht në vijën e frontit me datën: 26.03.2001

si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB). E Çdo vit në Komunën e Vitisë për nder të tij organizohet Manifestimi kukturor dhe sportive “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Aziz Zuka

You Might Also Like