Viti

U mblodh Asambleja Komunale e Vitisë

Kuvendi mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Në Viti sot kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë diskutuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimeve nga seancat e kaluara, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal.

Në këtë mbledhje, u bë betimi i anëtares së re të Kuvendit komunal Marigona Avdiu nga LDK, e cila do të jetë në ulësen e ish këshilltares komunale Taibe Ibrahimit.

Ndër pikat tjera për këtë seancë ishin edhe propozim rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023.

Gjithashtu u diskutua edhe propozimi vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës 01.02.2022, të Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për planin komunal të veprimit për energjinë dhe klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr.01-110/05-1364 i datës 05.12.2022. Si dhe pikë tjetër ishte propozim për shqyrtim dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2026.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës është shqyrtuar dhe votuar edhe propozim vendimi për plotësimin e vendimit për aprovimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 20220-2026.Aziz Zuka

You Might Also Like