Gjilan

Dëshmori Skifter Arifi u sakrifikua duke e dërguar amenetin e të parëve të tij në vend

  

Dy prindërit e dëshmorit, Skifter Arifit, – Milazimi e nëna Arifja në fshatin Sefer,  djalin e posa lindur e pagëzojnë me emrin e qëndresës së popullit shqiptarë, Skifter në vitin 1976, duke menduar se një ditë djali i tyre do të jetë trim i shkathët, i zgjuar e atëdhetar. Këtë shpresë të prindërve, dëshmori Sokol Arifi e jetëson me veprën e tij heroike e patriotike. 

Skifteri edhe pse kishte synime të shkollohej, kohërat e luftës dhe pushtimi serb nuk lejojnë të pajtohet me një rexhim të pushtuesit serb në asnjë moment, dhe me shumë krenari zgjedhë luftën për clirimin e popullit shqiptarë nga thundra serbe. 

Skifteri gjithë idealin e patriotizmit e kishte nga trimi legjendar i Karadakut, Idriz Seferi, e nga stërgjyshi i tij Murtezi, poashtu edhe babagjyshi i tij Shabiu i cili ishte ushtarë i Mulla Idrizit. 

Familja e Skifterit ishte një familje e cila kurrë nuk iu nënshtrua forcës serbe. Në vitin 1970 babai i Skifterit, Milazimi, xhaxhai Hetemi e kusheriri Jetullahi, inkuadrohen në lëvizjen Ilegale të asaj kohe “Sistemi”. 

Pas pesë vitesh ilegalitet të denocuar nga spiunët serb, në vitin 1975 torturohen në mënyrën më barbare nga shefi i sigurimit të asaj kohe Jusuf Karakushi, i cili i denon të tre me 18 vite burgim të rend. 

Skifteri me këto të padrejta asnjëherë nuk u pajtua pasiqë të parët e tij kishin prejardhjen nga rrethi i Pirotit, ku ishin dëbuar nga trualli e tokat e tyre të cilat i kishin bërë shkrumb e hi. 

Skifteri nga këto padrejtesi nuk rrinte indifferent, kur UҪK dha kushtrimin për lirinë e Kosovës, ai fillojë ti formojë celulat e UҪK-së për rrethinën e Gjilanit. 

Pas burgosjes së dëshmorit, Abdulla Tahirit, Skifteri merr vllaun e tij 17 vjeqar, Flamurin dhe nëpërmjet Shqiprisë kalojnë në Kosovë, duke u inkuadruar në Brigadën 134 “Bedri Shala” – brigada e parë e cila ka hyrë në territorin e Kosovës si ushtri e rregullt dhe në këtë brigadë Skifteri gradohet me gradën Toger. 

 

Familja e Skifterit vazhdimisht ishin ata të cilët ju bashkuan UҪK-së, poashtu edhe babai i Skifterit, Milazimi, e kusherirët. 

Pas përfundimit të luftës, Skifteri mbeti në brigadë gjerë në momentet e fundit duke e përfunduar luftën në Smolicë të Gjakovës e më pastaj duke kaluar në zonën e gjashtë. 

Në këtë zonë Skifteri caktohet në Gardën Kombëtare e më vonë ishte trupëroje e Gjeneral nën-kolonel, Shaban Shala. 

Skifteri edhe pse ishte nën petkun e TMK-së, të saj kohe, ai vazhdimisht ndihmonte luftën në Lugine e këtë sekret e dinin vetëm shokët e tij të ngushtë. 

Tokat shqiptare ende kishin nevojë për zbrapsjen e armikut shekullor, dhe në vitin 2000 krismat e pushkës ishin edhe në Kosovën Lindore, ku Skifteri inkuadrohet menjëherë në UҪPMB në aspektin e logjistikës. 

Poashtu, në vitin 2001 krismat e lirisë u bënë edhe në Maqedoni, shumë fshatra të Gostivarit, Tetovës u bënë shkrumb e hi nën-tytat e Maqedonasve, vatër e njohur ishte bërë fshati Sllupqan në trevën e Kumanovës. Skifteri edhe një herë vesh uniformën e ushtrisë ҫlirimtare, i cili vendoset në fshatin Sllupqan dhe pjesë e tij bëhet mitrolozi duke u sistemua në brigadën 113”Ismet Jashari-Kumanova”, e cila veproi në Zonën e Karadakut. 

Skifteri në këto luftime u tregua trim mbi trima, duke mbajtur amanetin e të parëve të tij dhe me 10 Qershor, tek vendi i quajtur “Kodra e Gjakut” të njësitit të cilin e udhëhiqte Idaver Kaqaniku, në luftimet ballë për ballë në fushën e nderit e të lavdisë Skifteri bie në altarin e Lirisë, ku trupi i tij edhe sot pushon në varrezat e fshatit Sllupqan. 

Me rënien heroike, babai i Skifterit, Milazimi për ta vazhduar rrugëtimin e lirisë së Skifterit pikërisht në vendin ku kishte rënë Skifteri, ai me shumë krenari vazhdoi rrugëtimin e birit të tij. 

Dëshmori Skifter Arifaj nuk u ndal në asnjë moment, ai luftoi luftë pas lufte duke u bërë “përbindësh” për forcat e armikut shekullor.  

Sot me shumë krenari në shtëpinë e Skifterit në Gjilan, ruhen me dinjitet e krenari uniforma, paisjet luftarake të tij, ora e dorës, poashtu është një grusht dhe nga vendi ku ra heroikisht në fshatin Sllupqan, si dhe xherdani i artë që ja kishte dhuruar nëna e tij Arifja në UҪK. 

Sot, ne të gjallët, jemi krenar që kemi pasur një trim mbi trima siq ishte Skifteri.   

Gjaku i tij sot po bën dritë popullit shqiptarë. 

You Might Also Like