Libri

Dialog me fustanet

Alketa Spahiu
Mendoja se rrobat
jetojnë po aq sa ndjenjat
se nuk rriten bashkë me ne
qarqeve të retinës së fjetur.
Fustani dalmatin
që në çdo pikë mban
një dëshirë të ndrydhur
çdoherë që e vesh
humb një cm nga lavatriçja
me energji solare të kohës.
Këmisha e kaltër që sa shumë më pëlqente
kur ua shihja vashave
në bulevardet e shpresave të talismanëve
tani më gufon rebelshëm,
më hap siparenë e dufeve të mallit.
Fustani i kuq,
i kadiftë si emocion i plasaritur
tenton të buzëqesh
me dozë krenari Zonjë Bovarie
mendueshëm pret në dollapin e harruar.
Sa ëndërra kanë njohur
fustani i purpurt, i zi, jeshil,
kanë duartrokitur
edhe koncertet e barkut bosh
varëm dashuritë në varëse
i rradhitëm mes stinëve
në dollapet e mospërfilljes
lavanderia kohë na i hekurosi
lagështia anti Rosè
na njejtësoi në harresë

You Might Also Like