Libri

Piknik me poezi

Sot në bibliotekën e qytetit mbajtëm aktivitetin e radhës “Piknik me poezi” së bashku me Mova Academy.

Fëmijët u njoftuan me autorët e vendit dhe me librat e tyre. Lexuan poezi, komentuan ato dhe i zgjodhën të preferuarat.
Gjithashtu, vizituan edhe sallën e leximit për fëmijë dhe tërë bibliotekën për t’i parë studentët duke mësuar.
Për disa prej tyre ishte hera e parë në bibliotekë andaj edhe u interesuan të dinë më shumë rreth emrit të bibliotekës dhe vitit që është hapur.

Së bashku, u kënaqëm shumë në frymën verore që na freskoi.

You Might Also Like