OPINION

Dialogu mes shqiptarëve dhe qeverisë Serbe, do të duhej të bëhej  nën mbykqyrjen e BE-së 

Shkruan: Refik Hasani

 

Sot, është caktuar dhe pritet  rinisja e dialogut mes shqiptarëve të Krahinës Shqiptare dhe qeverisë Serbe.

Dialogu i realizuar që nga përfundim i luftës së UÇPMB-ës gati asnjë rezultat nuk ka arrit, do të duhej  dialogu i ngecur në mes të qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, të jap rezultate dhe të caktohen afate dhe i gjithë dialogu do të duhej të jetë nën organizimin dhe mbykqyrjen e instancave dhe mekanizmave të BE-s. 

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, Gjeodezi e Kadastër, veçmas mungon përfaqësimi  si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Në dialogun mes shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe qeverisë Serbe,është domosdoshmëri e kohës që të gjejn zgjidhje, pasi mungon liria e lëvizjes, ka shumë dro, frikë e psikozë për shkak që në këtë Krahinë kemi disa baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën. Ushtria dhe Xhandarmëria Serbe nuk ju përmbahet obligimeve në bazë të marrëveshjes së Konçulit dhe vazhdon kurdisja e gjygjeve politike ndaj  pjesëtarëve të  UÇPMB-ës.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po ju pasivizohen adresat e tyre dhe kjo është një pastrim etnik, po tentohet  sikur shqiptarët e Medvegjë të dëbohen, kjo të ndodhë edhe në Bujanoc e Preshevë ku shumica jan shqiptarë.

Në dialogun e qeverisë Serbe, do të duhej marrë parasysh që Lapidari i UÇPMB-ës në Presheve i hequr nga forca Policore të kthet në vendin e vetë. Dialogu nuk ka asnjë kuptim nëse nuk  ndahen mjete për arsim, kulturë, informim,  dhe të investohet në zhvillimin ekonomik, pasi kjo krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën.

Në këtë krahinë mungon një Universitet publik në Gjuhën shqipe e në anën tjetër ende nuk  pranohen   diplomat e  Republikë së Kosovës.

Mbit ë gjithë Qeveria e Serbisë nuk e ka zgjidhur çëshjtje e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, edhe pse  më datën 1 e 2 Mars 1992, është mbajtur Referendumi, e për të cilën do të duhej të shtrohet për diskutim.

Dialogu mes  Krahinës Shqiptare dhe qeverisë Serbe, të mos jetë vetëm dekor sa për të plotësuar kushtet e Serbisë se gjoja është duke i plotësuar për në BE.

16 Nëntor 2021

You Might Also Like